Thomas Godfrey ishte duke shëtitur nëpër Londër, kur hasi në një sistem të mbylljes së veturës, sikurse veproi personazhi nga filmi komik.
Mr Bean duket se nuk është londinezi i vetëm, që e ka mbyllur derën e makinës nga jashtë, me një mekanizëm, që zakonisht e shohin në dyert e objekteve, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë duket se ka pasur problem me njëri mbyllës, pasi i është vendosur edhe një tjetër për siguri më të lartë. Nuk mungon as një shirit ngjitës, për t’ia mbuluar ndonjë gërvishtje apo dëmtim më të madh.
Sistemi i sigurisë konsiderohet të jetë tepër i dobët, andaj rekomandohet të vizitohet mjeshtri adekuat, po që se dikujt i dëmtohen dyert. /Telegrafi/