Një burrë është parë duke “fluturuar” pasi që një shofer autobusi “shtypi pedalin e gabuar” dhe u përplas me të në rrugë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Cheikh Daouda Senghor, 40 vjeç, i cili pretendoi se e vendosi këmbën në përshpejtuesin e automjetit në vend të frenave, para se të godiste Simon Smith.
Pamjet dramatike të regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e tmerrshëm, ku shihet zoti Smith duke u “hedhur” përgjatë trotuarit pasi u godit nga autobusi.
Është bërë e ditur se ai kishte “fluturuar” rreth 13 metra përgjatë trotuarit.
Për fat të mirë, viktima ishte në gjendje të largohej – por pësoi një numër të lëndimeve, duke përfshirë thyerje.
Ai është ende i paaftë për të vazhduar punën, është thënë në një deklaratë në gjykatë.
Një tjetër këmbësor u plagos gjithashtu në këtë incident, ndërkohë që autobusi dëmtoi muret e në të cilët edhe ishte përplasur, gjithashtu. /Telegrafi/