Shoferi shpëtoi i palënduar, megjithëse u rrotullua me kokë përjashta veturës (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Gjatë një gare automobilistike që është zhvilluar në Kent të Anglisë, një shofer nuk e ka marrë kthesën si duhet dhe e ka humbur kontrollin mbi veturë.
Andrew Bourke që po lëvizte me shpejtësi mbi 200 km/h, i ka dalë koka përjashta teksa është rrotulluar disa herë derisa ka ndaluar në rrethojat e pistës, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit në Alfa Rome Championship, kanë mbetur të tmerruar duke menduar se kjo ngjarje ka përfunduar në tragjedi, por fatmirësisht shoferi ka shpëtuar i palënduar.
Helmeta në kokë dhe rripat e sigurisë, kanë bërë që Bourke të mos pësojë asnjë lëndim gjatë këtyre rrotullimeve.
“Ja një tjetër arsye e fortë, pse duhet të vëni mbrojtjen e duhur kur garoni apo vozisni në rrugë, sepse mund të ju shpëtojë jetën”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/