Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili me veturë përshkroi shkallët historike spanjolle në Romë.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një Maserati të zi duke zbritur shkallët në orët e hershme të mëngjesit.
Ashtu siç pritej, kamerat kanë regjistruar edhe targat, ndaj ka reaguar policia dhe ka arrestuar burrin teksa po tentonte të kthente makinën me qira në aeroportin Malpensa në Milano.
Sky News raporton se Maserati shkaktoi çarje në disa shkallë që kërkonin rindërtim për të vazhduar përdorimin. Gjatë procesit, disa fragmente u kthyen në vendet e tyre, por u desh punë shtesë për ta bërë restaurimin të plotë dhe të përhershëm.
Shkallët spanjolle u ndërtuan midis 1723 dhe 1725 dhe u bënë një nga atraksionet më të njohura turistike. /Telegrafi/