Në Moskë, një burrë bllokoi një rrugë afër një stacioni të metrosë.
Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një kamion me rimorkio e bëri të pamundur lëvizjen e makinave dhe tramvajeve në një rrugë shumë të ngjeshur.
Sipas mediave, burri bllokoi rrugën për shkak të mos pagesës së pagës nga punëdhënësi i tij, gjë të cilën ua tha kalimtarëve, derisa gjendej në “kulmin” e kamionit.
Dhe pas veprimit të tij, që zgjati rreth gjysmë ore, erdhi deri te një marrëveshje.
Punëdhënësi arriti të arrijë një marrëveshje me shoferin, kamioni u hoq, trafiku u normalizua dhe policia intervistoi protestuesin. /Telegrafi/
В центре Москвы водитель фуры перекрыл движение на улице Бауманской. Он заявляет, что не уедет, пока ему не дадут зарплату. Говорит, у него семь детей и их нечем кормить. pic.twitter.com/na0OfsOgLP
— baza (@bazabazon) January 24, 2020