Moti i egër ka goditur sërish Teksasin, këtë herë në formën e një shpërthimi të fortë tornadoje.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, era e fortë, shiu i rrëmbyeshëm breshri dhe tornadot goditën popullsinë nga San Antonio në Dallas.
Një shofer pranë Elgin, Teksas (një periferi e Austin), u përballë me një nga tornadot dhe i mbijetoi sprovës.
Incidenti u kap nga Brian Emfinger, i cili po filmonte tornadon teksa kalonte një autostradë pranë Elgin.
Kamioni duket të jetë një model i mëvonshëm GMT800 (Silverado 2005-2006, si duket), derisa stuhia po e hidhte atë duke e rrëzuar e duke e rrotulluar.
Sidoqoftë, shoferi ia doli që të largohej më pas së bashku me makinën. /Telegrafi/
Omg… just going thru my video. This is a story about a red truck and a tornado…. I CANNOT believe they drove away like that. #txwx #tornado pic.twitter.com/8h0nD88xFv
— Brian Emfinger (@brianemfinger) March 22, 2022