Site icon Telegrafi

Shoferi që voziste mbi shpejtësinë e lejuar, gjeti një arsyetim të pa pritshëm (Foto)

Në pjesën perëndimore të Australisë, një shofer i ka thënë policëve që nuk ishte duke vozitur me shpejtësi, por veturën po ia shtynte era.

Arsyetimet si emergjenca, nevoja për tualet apo edhe se nuk është parë shenja janë të shpeshta, por ky rast po konsiderohet më i çuditshmi, transmeton Telegrafi.

Shoferi pretendon se era ia shtynte veturën

Në zonën ku nuk lejohet të lëvizet mbi 110 kilometra në orë, ai ishte zënë duke shpejtuar me 125 km/h, megjithëse moti ishte me erë.

“Shfajësimi i ditës së sotme i shkon këtij shoferi”, shkruan poshtë fotografisë në Twitter, ku është cituar përshkrimi i rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version