Telegrafi

Shoferi që lëvizte me shpejtësi, u afrua te vetura për t’i dhënë një vajze numrin e telefonit (Video)

 

Shoferi i paidentifikuar i një furgoni të bardhë, është afruar te një veturë që po udhëtonte në Devon të Anglisë, për t’ia dhënë Chelsea Wallance numrin e telefonit.

Derisa 18-vjeçarja ishte me shoqëri, ai i ka tejkaluar disa herë dhe ka provuar t’ju ndaloi rrugën, derisa iu ka kërkuar që ta hapin dritaren, transmeton Telegrafi.

Derisa voziste mbi 100 kilometra në orë, ai ia ka dhënë vizitkartën adoleshentes, e cila qeshej gjatë tërë kohës.

“Ai na qëndronte pranë veturës dhe ne nuk guxonim të ndalonim, nga frika se mund të na bëjë diçka të keqe. Kjo ishte forma e tij për tu njoftuar”, ka shkruar Wallance për rastin që i ka ndodhur. /Telegrafi/