Shoferi i poshtër, që lag kalimtarët në rrugë (Video)
Agron Shala
Sa herë që bie shi i dendur dhe në pjesën veriore të Londrës krijohen pellgje uji në rrugë, shihet një xhip që vozitet afër trotuareve.
Shoferi i kësaj veture lëviz me shpejtësi nëpër gropëzat e mbuluara nga uji i reshjeve, që të krijojë ‘fontanë’ për të lagur kalimtarët, transmeton Telegrafi.
Shumë banorë të kësaj zone e kanë lajmëruar rastin, si dhe kanë treguar targën që ka makina e cila përfshihet në këtë aktivitet banal.
Në videon e plasuar nga Policia, shihet vetura që ngre ujin lartë, teksa lëviz me shpejtësi. /Telegrafi/