Tashmë jemi mësuar me njerëzit që shpërndajnë ushqime nëpër qytet me skuter apo biçikleta çdo ditë.
Nuk është një punë e lehtë dhe ju duhet t’i rezistoni tundimit kur mbani kaq shumë gjëra të mira në shpinë.
Videoja e mëposhtme po qarkullon prej disa kohësh në rrjetet sociale, ku shfaqet një dërgues në Madrid, i cili nuk ka mundur të rezistojë duke provuar një porosi!
Djali parkoi motoçikletën pranë ndërtesës, hapi kutinë e picës dhe filloi ta priste atë. Nuk e vuri re që nja dy kureshtarë po e filmonin gjatë gjithë kohës.
Në video shfaqet ai duke prerë me kujdes copat dhe më pas duke i bashkuar ato për të mbuluar “krimin”.
Nuk e dimë si kanë reaguar klientët, pra nëse e kanë vënë re ndryshimin, por situata është sigurisht rrëqethëse. /Telegrafi/