Site icon Telegrafi

Shoferi po shikonte në celular, edhe pse jashtë po binte shi dhe autobusi ishte duke ecur me shpejtësi (Video)

Pasagjerët ishin tronditur shumë kur kishin parë se shoferi i tyre po përdorte telefonin celular, derisa po voziste në një autostradë, sa që njëri prej tyre vendosi ta filmonte atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shofer i cili po voziste rreth 100km/h në kushte me shi gjatë një udhëtimi 10-ditor nga Mbretëria e Bashkuar në Kroaci, korrikun e kaluar.

Si pasojë, atij tanimë i është marrë patenta e tij e vozitjes dhe është skualifikuar nga aplikimi për një tjetër për 12 muaj.

“Më vjen shumë keq për atë që bëra atë ditë”, citohet të ketë thënë 51-vjeçari. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BAJBS1OfyIQ

 

Exit mobile version