Ky është momenti kur një pakujdesi e vogël e shoferit të “pirunarit”, bëri të qindra tonë mallra të bien nga raftet në një depo gjigante sikur të ishin domino.
Videoja është filmuar brenda deposë, ku shihet se si shoferi i “pirunarit” pa dashje i godet dy paleta, dhe kështu nga presioni i madh “shemben” edhe tjerat, transmeton Telegrafi.
Dy punëtorët që ishin afër arrijnë të ikin dhe t’i shpëtojnë më të keqes, ndërsa shoferi i “pirunarit” mbulohet nga mallrat që bien në depo. Që nga publikimi i videos ajo është shikuar nga më shumë se 500 mijë persona.
Nuk dihet saktë se ku është filmuar kjo ngjarje e pazakontë që është cilësuar si katastrofë, dhe për punëtorët që kanë mundur ta pësojnë me jetë. /Telegrafi/