Telegrafi

Shoferi përpiqet ta pushtojë malin Everest duke vozitur Nissan GT-R (Foto)

Kah Chuan Hoong nga Singapori, ka bërë përpjekje që ta pushtojë malin Everest që ndodhet në Nepal, duke e vozitur veturën e tij.

Ai i ka marrë të gjitha lejet e mundshme, që të hyjë me Nissan GT-R nëpër shtigjet që janë të destinuara vetëm për makina të posaçme, që shërbehen për ndihmën e shpejtë dhe transport të ushqimeve, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ai nuk ia ka dalë të shkojë nëpër terrenin e pa asfaltuar, ka shkuar deri aty ku nuk ka mbërritur askush deri më tani, as me ndonjë superveturë.

Hoong ka arritur deri në një maje, që është pesëmijë metra larg Shangait dhe e ka përfunduar udhëtimin.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihen disa fotografi nga kjo aventurë interesante. /Telegrafi/