Në Auckland të Zelandës së Re, një shofer nuk e ka llogaritur mirë lartësinë e urës, poshtë së cilës donte të kalonte me kamion.
Në rimorkio ishte i vendosur një ekskavator, i cili është përplasur për urë dhe ka rënë në asfalt, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, në afërsi nuk ka qenë ndonjë njeri apo makinë, duke shmangur lëndimet dhe dëmtimet e mëdha.
Mirëpo, derisa është hequr makina për gërmim, është krijuar një kolonë e gjatë me vetura, meqenëse është dashur të bllokohet trafiku.
Në videon e publikuar, shihet se çfarë ka ndodhur pasi është shkaktuar përplasja./Telegrafi/