Ronnie Haidi ka qenë duke vozitur në Birmingham të Anglisë, kur është tejkaluar nga një autobus, që më pas bllokoi trafikun.
Shoferi i padurueshëm, ka vozitur me rreth 70 kilometra në orë, që është dy herë më shumë se shpejtësia e lejueshme në atë rrugë, transmeton Telegrafi.
“Ka mundur të shkaktonte aksident me pasoja të konsiderueshme, ishte skenë e frikshme”, ka thënë Haidi lidhur me rastin.
Forcat e rendit kanë nisur hetime për drejtuesin, lidhur me rastin që nuk shkaktoi ndonjë aksident. /Telegrafi/