Telegrafi

Shoferi nxjerr nga autobusi të gjithë pasagjerët, asnjëri prej tyre nuk deshi ta ndihmojë të futet brenda burrin me karrocë

Shoferi një autobusi në Paris është bërë kryetemë në rrjetet sociale, pasi së fundmi ka nxjerrë nga autobusi të gjithë pasagjerët sepse asnjëri prej tyre nuk kishte dashur ta ndihmojnë një pasagjer të futet në autobus që ishte në karrocë të invalidëve.

I nervozuar me faktin që askush nuk dëshironte ta ndihmonte burrin në karrocë, shoferi ka reaguar ashpër dike ua bërë me dije se ky është stacioni i tyre i fundit, dhe se të gjithë duhen të zbresin në tokë, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq disa sekonda më vonë ka ndihmuar burrin në karrocë të futet në autobus që ishte i shoqëruar nga vëllai, dhe më pas ka vazhduar rrugën me vetëm dy pasagjerë.

Pasagjerët që ishin nxjerrë nga autobusi, janë detyruar të presin në stacionin autobusin tjetër. Ky veprim i shoferit ka prekur tej mase pasagjerin e paralizuar nga skleroza multiple, i cili për pak sa nuk kishte shpërthyer në lot kur shoferi i tha se një gjë e tillë mund t’i ndodh kujtdo dhe një ditë do të detyrohen të gjithë ta përdorin karrocën për invalidë.

Gjesti i shoferit është përshëndetur nga shumica në rrjetet sociale, kurse shoferi ka dashur të mbetet anonim. /Telegrafi/