Telegrafi

Shoferi i një veture Ford Mustang tentoi të futej në një garazh – por e harroi derën e veturës hapur

Kur jeni pas timonit, ndoshta dëshironi të siguroheni që të gjitha dyert të jenë të mbyllura përpara se të ktheheni mbrapa ose të lëvizni përpara.

Por kjo nuk ndodhi në rastin e një shoferi të Mustang, i cili përplasi derën për një muri garazhi duke shkaktuar disa dëme serioze, përcjell Telegrafi.

Pamjet video të incidentit u ngarkuan në Instagram dhe aty shihet një Ford Mustang që tenton të kalojë me shpejtësi të ulët përmes një dere mjaft të madhe.

Kjo mund të tingëllojë si një detyrë e lehtë, por shoferi e kishte lënë derën hapur dhe ndoshta nuk e kishte vënë re.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua në incident. /Telegrafi/