Telegrafi

Shoferi i një furgoni në Angli ‘mori kulmin me vete’ – pasi e shkëputi atë në hyrjen e një parkingu

Një shofer furgoni mbeti i tronditur, kur grisi aksidentalisht çatinë e hyrjes së një parkingu për banim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një vendas pretendoi se shoferi ‘ka bërë një gabim të keq gjykimi’ në incidentin e çuditshëm në Exeter të Anglisë. Ngjarja besohet të ketë ndodhur të martën në mëngjes.

Pas kësaj, u sugjerua se atij mund t’i duhet të paguajë një vinç privat për ta hequr atë pasi ekipet zjarrfikësve mbetën të ‘hutuar’ nga situata.

Dëshmitari tha se ishte brenda një prone aty pranë, kur papritmas dëgjoi një zhurmë jashtëzakonisht të madhe, e cila nuk mund “as të përshkruhet”.

“Sapo e dëgjova, dola nga dritarja”, tha ai. “Pashë shoferin që doli nga furgoni dhe po bërtiste. Çatia u hoq nga shtyllat e hyrjes dhe ishte në majë të furgonit”. /Telegrafi/