Motoçiklisti që ishte duke hyrë në një udhëkryq në Guizhou të Kinës, ishte me fat që nuk u përplas me një makinë që doli prej kontrolli.
Shumë pranë tij, kaloi kjo makinë, shoferi i së cilës e kishte ngatërruar pedalin e frenit me atë për rritjen e shpejtësisë dhe përfundoi i përplasur në një pemë, nga lëvizja që e kreu me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Askush tjetër nuk ishte në atë rrugë të qetë, ku shoferi kreu aksidentin derisa po shkonte të merrte të birin nga shkolla.
Vënia e rripit të sigurisë, e shpëtoi shoferin nga ndonjë lëndim, megjithëse makina tij përfundoi e rrotulluar, pasi që goditi pemën. /Telegrafi/