Telegrafi

Shoferi nga Shkupi sulmon dy policë të cilët e kishin ndaluar

Një shofer 30-vjeçar nga Shkupi pasi nuk është ndalur në shenjën e ndalimit nga policia me automjet, e ka goditur një polic, ndërsa e tij e ka lënduar me grushte në fytyrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB, mbrëmë në orën 21:00 në udhëkryqin nga rr. ‘Rristo Shishkov’ dhe rr. ‘Aminta Treti’ në Shkup, shkupjani F.P. (30) me automobil ‘Seat Leon’ me targa të Shkupit nuk është ndalur në shenjën e ndalimit nga nëpunësit policorë të cilët kanë kryer rregullim të komunikacionit dhe me automjet e ka goditur nëpunësin policor. Me këtë rast, ka dalë nga automjeti, ishte drejtuar ndaj nëpunësit tjerë policorë dhe e ka goditur me grushte në pjesën e fytyrës, njofton AIM.

Sulmuesi është arrestuar në stacionin policor Qendër, ndërsa nëpunësit policorë janë transferuar në Qendrën klinike Shkup.

Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/