Telegrafi

Shoferi në Angli kalon gjashtë orë në këmbë për të dokumentuar infrastrukturën e dëmtuar rrugore

Një shofer i shqetësuar nga gjendja e infrastrukturës rrugore, rrugën nga puna për në shtëpi të cilën e kalon për çdo ditë me veturë, ka zgjedhur që ta realizojë në këmbë.

Nga përshkimi i 27 kilometrave për gjashtë orë, Rad Marciak ka mbledhur prova për 250 gropa, për të cilat shqetësohet se do t’i shkaktojnë dëme të mëdha në veturë.

“Rrugët nuk supozohet të jenë rrugë me pengesa”, tha Marciak, duke theksuar se ka frikë që një ditë këto gropa do t’i kushtojnë një faturë të madhe riparimi për veturën e tij.

Bëhet e ditur se, shqetësimi i tij është adresuar në këshillin e Wrexham dhe Cheshire të Anglisë. /Telegrafi/