Telegrafi

Shoferi ndaloi autobusin për t’ia rregulluar lidhëset e këpucëve plakut (Foto)

????????????????????????????????????

Në Edinburgh të Skocisë, shoferi i njohur vetëm si Jackie, e ka ndaluar autobusin dhe ka dalë t’i ndihmojë një plaku të rregullonte lidhëset e këpucëve.

Udhëtarët kanë qëndruar të qetë dhe nuk janë ankuar, derisa ai me shpejtësi e ka kryer veprimin bamirës dhe është kthyer sërish në autobus, transmeton Telegrafi.

Në ndihmë të plakut

“Në rrugë nuk ishte askush, kurse plaku me vështirësi përkulej”,e ka përshkruar ngjarjen një udhëtare, që e ka parë rastin.

Me imazhin ku ai shfaqet duke kryer këtë veprim, po kërkohet të gjendet ky njeri. /Telegrafi/