Nëntë rumunë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mes një kamioni dhe një minibusi në Rumani.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të martën rreth 60 kilometra në juglindje të Budapestit, kur shoferi i minibusi filloi të lëviz në korsinë e kundërt dhe u përplas drejtpërdrejt me një kamion, transmeton Telegrafi.
Brenda minibusit të aksidentuar gjendeshin shtatë meshkuj, dhe dy femra dhe raportohet se që të gjithë kanë humbur jetën. Sipas zyrtarëve të këtij vendi, të paktën katër nga nëntë viktimat po ktheheshin në shtëpi nga Sllovenia ku punojnë.
Mediat lokale kanë publikuar videon amatore që shfaqen përplasjen e drejtpërdrejt të minibusit dhe kamionit, por ende nuk është konfirmuar autenticiteti i videos.
Shoferi i minibusit kishte transmetuar udhëtimin e tyre live në Facebook, ku edhe shihet momenti kur ndërron korsinë dhe përplaset drejtpërdrejt me kamionin ngjyrë portokalli. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6yHC7c9lYX4
https://www.youtube.com/watch?v=C_ZBfA0mhJ4