Telegrafi

Shoferi i mikserit të betonit u përpoq të shmangte përplasjen me një veturë, por përsëri krijoi një rrëmujë të vërtetë

Një video që po qarkullon në internet tregon momentin kur një shofer i një mikseri për beton u përpoq të shmangte një përplasje me një veturë, pamje që supozohet se vijnë nga Rusia.

Por derisa tentoi të shmangte përplasjen dhe të anashkalonte një makinë, ai e pësoi shumë keq, përcjell Telegrafi.

Edhe pse ai arriti të shmangte përplasjen, për shkak të një kthese të papritur, ai u përmbys dhe u përplas në një shtyllë elektrike.

Ndërkohë që shoferi i pakujdesshëm i makinës para kamionit në fund mund të shikonte vetëm kaosin që kishte shkaktuar. /Telegrafi/