Një video që po qarkullon në internet tregon momentin kur një shofer i një mikseri për beton u përpoq të shmangte një përplasje me një veturë, pamje që supozohet se vijnë nga Rusia.
Por derisa tentoi të shmangte përplasjen dhe të anashkalonte një makinë, ai e pësoi shumë keq, përcjell Telegrafi.
Edhe pse ai arriti të shmangte përplasjen, për shkak të një kthese të papritur, ai u përmbys dhe u përplas në një shtyllë elektrike.
Ndërkohë që shoferi i pakujdesshëm i makinës para kamionit në fund mund të shikonte vetëm kaosin që kishte shkaktuar. /Telegrafi/