Në Montana të Shteteve të Bashkuara, një shofer e ka kryer një manovër të gabuar, ka rënë poshtë rrugës dhe e ka shpërthyer një hidrant.
Megjithëse hapësira e platformës ishte shumë e madhe, ai ka shkuar në skaj dhe ka injoruar linjat me ngjyrë të kuqe, transmeton Telegrafi.
Për pasojë, Toyota Sienna ka mbetur e rrotulluar në rrugë.
Për më keq, mbi veturë binte vrushkulli i fuqishëm i ujit, që dilte nga hidranti që u shpërthye me këtë rast.
Nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore, e të përfshirëve në këtë aksident të pa pritshëm. /Telegrafi/
https://youtu.be/hMnZzrL41Qo