Një shofer e ka “zhytur” Mercedesin e tij në Detin Adriatik.
Gjegjësisht, së fundmi ka ndodhur një aksident trafiku në Obala Knez Trpimir në Zadar, Kroaci ku një veturë e pasagjerëve ka rënë nga rruga në det.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i ri i një veture me targa të Zadarit nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, për këtë arsye ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në det.
Policia tha gjithashtu se ai nuk ishte nën ndikimin e alkoolit dhe se kishte futur veturën në det në afërsi të një tabele që paralajmëron rrezikun e rënies në det.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është lënduar ndërsa më poshtë shikoni videon e aksidentit. /Telegrafi/