Telegrafi

Shoferi i kompanisë që merret me transportimin e kufomave, habit qytetarët kur nga vetura i bie karroca me qese të najlonit (Video)

Një video që po qarkullon në internet, shfaq një ngjarje të pazakonshme ku një trup i pajetë bie nga vetura që merret me transportimin e kufomave dhe përfundon midis një udhëkryqi.

Ky moment është filmuar nga kamera e instaluar brenda një veture tjetër, që po lëvizte nëpër rrugët e qytetit Auckland në Zelandë të Re, transmeton Telegrafi.

Një burrë që kishte parë këtë ngjarje ka deklaruar se kishte mbetur i shokuar kur pa trupin e pajetë në qese të najlonit duke “lëvizur” nëpër rrugë, pasi ishte shtrirë në një karrocë me rrota.

Nëpunësi i një pompe të derivateve ka pranuar se si shoferi i veturës ishte ndalur për ta futur sërish karrocën me qese të najlonit, ndërkaq menaxheri i kompanisë “Davis Funeral”, Craig Little pretendon se nuk kishte trup të pajetë brenda qeses”. /Telegrafi/