Telegrafi

Shoferi kinez kalon lumin me veturë – duke lëvizur mbi dy copa druri

Për pjesëmarrje në Formula 1 nevojiten aftësi të jashtëzakonshme – por aftësitë e një shoferi kinez nuk i ka as Lewis Hamilton.

Një video që po qarkullon në internet, shfaq një burrë i cili me furgonin e tij kalon lumin mbi një urë të ndarë në dysh që në vend të betonit i janë dy copa druri, transmeton Telegrafi.

Gjatë ngasjes shoferi dukej shumë i relaksuar edhe pse vetëm një lëvizje më e vogël e pamenduar mirë, ka mundur t’i kushtojë me jetë.

Ai madje tërë kohën dëgjohet duke biseduar me miqtë që po e filmonin, e pamjet në shikim të parë janë shumë të frikshme – sepse mbi drunjtë e ngushtë lëviz furgoni i bardhë.

Ngjarja është filmuar në Kunming në pjesën jugore të provincën kineze Yunnan. Ajo çfarë e bën më të veçantë këtë vozitje, është se shoferi lëviz prapa – një mision edhe më i vështirë. /Telegrafi/