Telegrafi

Shoferi kapet duke përdorur vetëm bërrylin derisa voziste kamionin nëpër një autostradë në Angli – deshi të bënte “një mashtrim”, por ishte vonë!

Ky është momenti tronditës kur një shofer kamioni u kap duke përdorur vetëm bërrylin e tij derisa po drejtonte një kamion transportuesh 44 tonësh përgjatë një autostrade në Angli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë shoferin duke vozitur përgjatë autostradës pranë Gaydon në Warwickshire pa përdorur duart.

Policia e kapi shoferin duke vënë në rrezik shoferët e tjerë teksa patrullonin rrugët.

Kur vëren se është duke u vëzhguar, shoferi kap shpejt timonin me të dyja duart – por policia kishte lajmëruar tashmë kolegët dhe kishte kërkuar që ai të ndalohej.

Pamjet u publikuan nga “National Highways” si rezultat i një jave aksioni për të trajtuar vozitjen e pasigurt në autostrada. /Telegrafi/