Telegrafi

Shoferi i kamionit zbulohet se ka qenë duke e përdorur telefonin, në momentin kur bëri ndeshje (Video)

Razvan Rusu që ka qenë duke e përdorur telefonin derisa voziste nëpër Londër, është përplasur në tri makina, duke shkaktuar lëndimin e dy personave.

Megjithëse ka mohuar se ishte duke e përdorur telefonin, kamera e sigurisë ka vërtetuar të kundërtën, transmeton Telegrafi.

Sipas filmimeve, shoferi 30-vjeçar e ka mbajtur telefonin në dorë për mbi dy kilometra rrugëtim, derisa e ka shkaktuar aksidentin.

Për pasojë viktimat janë dërguar në spital dhe janë liruar më pas, ndërsa në rrugë është shkaktuar tollovi dhe radhë të gjata veturash.

Rusu është dënuar me tetë muaj burg, nën akuzën për vozitje të pakujdesshme. /Telegrafi/