Telegrafi

Shoferi i kamionit vendosë ekranin gjigant në pjesën e pasme të mjetit, me qëllim që rrit sigurinë në komunikacion

Shoferi i një kamioni në Moskë të Rusisë, ka vendosur që të arriturat teknologjike t’i përdor për rritjen e sigurisë në trafik.

Në pjesën e pasme të kamionit ka vendosur një ekran gjigant, që përmes pamjeve që i transmeton në kohë reale, paralajmëron shoferët e tjerë se çfarë gjendet para kamionit, transmeton Telegrafi.

E kjo ndihmon shumë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, pasi që mjetet e mëdha në veçanti kamionit ua zvogëlojnë dukshëm pamjen përpara veturave dhe nuk e dinë se çfarë i pret.

Kështu me ekranin gjigant që transmeton gjithçka në kohë reale, ndihmon shoferët që të tejkalojnë sigurtë mjetin e madh transportues. /Telegrafi/