Kamerat e sigurisë të instaluar në shtyllat elektrike, kanë kapur momentin kur një burrë hidhet në ajër nga shpërthimi i një lënde të përzier që ishte brenda kamionit të tij.
Burri po qëndronte mbi mikserin e betonit në qytetin kinez Heilongjiang, për të kontrolluar mjetin e tij transportues kur befasisht ndodh shpërthimi, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse shoferi i mikserit ka pësuar lëndime trupore, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur më 31 mars.
Në video mund të shihet cisterna e ndaluar në rrugë, dhe një burrë i veshur me të zeza duke qëndruar sipër saj.
Duket se ai ishte ngjitur për kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull, por ndodh një shpërthim që e hedh atë në ajër. /Telegrafi/