Site icon Telegrafi

Shoferi japonez i trenave të shpejtë nën hetime, la konduktorin e pakualifikuar pranë timonit për të shkuar në tualet – e “tradhtoi” vonesa

Shoferi i një treni të shpejtë në Japoni është dërguar te komisioni disiplinor, pasi që kishte braktisur kabinën për të shkuar në tualet, në momentin kur treni plotë me pasagjerë po lëvizte me 150 kilometra në orë, shkruan CNN.

Shoferi 36-vjeç kishte pasur probleme me barkun dhe kishte lutur konduktorin që ta ndërrojë, me qëllim që të mund të shkoj në tualet për të kryer nevojën fiziologjike, transmeton Telegrafi.

E konduktori që nuk është i kualifikuar për ngarjen e trenit të shpejtë, për tre minuta ka qëndruar pranë timonit – por që fatmirësisht nuk i kishte prekur butonat komandues.

Incidenti ka ndodhur gjatë vikendit të kaluar në linjën e njohur T0kio-Osaka. Shoferi ndoshta do të shpëtonte pa e kuptuar askush po të mos vonohej treni për një minutë, duke nxitur kështu dyshimet se diçka ka mundur të ndodhë pasi që vonesat në Japoni janë shumë të rralla.

Zyrtari i lartë i hekurudhave në Japoni, ka thënë se sjellja e shoferit të tyre ka qenë “plotësisht e papranueshme”. Ndryshe kujtojmë që hekurudhat e Japonisë janë mjaft të sofistikuara, nëpër të cilat kalojnë trenat që lëvizin me shpejtësi prej 320 kilometra në orë.

Sipas procedurave standarde, nëse shoferi i trenit është i sëmurë, ai duhet t’i lajmërohet eprorit të tij dhe ndërrimin t’ia dorëzojë konduktorit të kualifikuar apo të ndalet në stacionin më të afërt.

E ky shofer u ka thënë shefave të tij se i kishte ardhur turp që ta raportoj rastin e tij – konkretisht dhimbjet që i kishte pasur në bark. /Telegrafi/

Exit mobile version