Telegrafi

Shoferi injoron paralajmërimet për të mos parkuar në plazh, furgoni i tij përfundon duke “notuar në det”

Me siguri të gjithë kemi bërë një gabim kur kemi parkuar makinat tona në ndonjë vend të gabuar, ndonjëherë ndoshta edhe duke marrë ndonjë gjobë.

Por ky drejtues i veçantë, përkatësisht makina e tij përfundoi në ujë, përcjell Telegrafi.

Pronari rebel i furgonit vendosi të parkojë në Newquay Harbor Beach, në Cornwall, të dielën pa e kuptuar se vala do të vinte.

Dëshmitarët okularë thanë se shoferi u pa duke diskutuar për parkimin e automjetit me kapitenin e portit herët gjatë ditës, pavarësisht shenjave që u thoshin njerëzve të mos parkonin.

Pronari atëherë dyshohet se vendosi të injorojë shenjat dhe paralajmërimet nga mjeshtri i portit, la makinën atje dhe u largua.

Dhe pas kthimit, ai gjeti furgonin e tyre pjesërisht të zhytur në det, derisa filloi “të notonte”. /Telegrafi/