Me siguri të gjithë kemi bërë një gabim kur kemi parkuar makinat tona në ndonjë vend të gabuar, ndonjëherë ndoshta edhe duke marrë ndonjë gjobë.
Por ky drejtues i veçantë, përkatësisht makina e tij përfundoi në ujë, përcjell Telegrafi.
Pronari rebel i furgonit vendosi të parkojë në Newquay Harbor Beach, në Cornwall, të dielën pa e kuptuar se vala do të vinte.
Dëshmitarët okularë thanë se shoferi u pa duke diskutuar për parkimin e automjetit me kapitenin e portit herët gjatë ditës, pavarësisht shenjave që u thoshin njerëzve të mos parkonin.
Pronari atëherë dyshohet se vendosi të injorojë shenjat dhe paralajmërimet nga mjeshtri i portit, la makinën atje dhe u largua.
Dhe pas kthimit, ai gjeti furgonin e tyre pjesërisht të zhytur në det, derisa filloi “të notonte”. /Telegrafi/