Makinat me bateri elektrike (MBE) prodhojnë zero emetime të gypave të shkarkimit të gazrave. Zëvendësimi i makinave me motor me djegie të brendshme (MDB) me MBE ka potencial për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë si dhe ndotësve të tjerë të dëmshëm në atmosferë. Flota e taksive ka avantazhe të mëdha për vendosjen e MBE-ve. Kursimet në shfrytëzimin e karburantit janë domethënëse, pasi taksitë përdoren shumë sidomos në zonat urbane ku harxhimet janë më të mëdha.
Prandaj, zëvendësimi i makinave me djegie të brendshme me MBE mund të zvogëlojë ndjeshëm ndotësit dhe zhurmën që janë të dëmshme për shëndetin publik në zonat e populluara urbane.
Të joshur nga këto avantazhe, drejtuesit e kompanisë “Shoferi Im”, i kanë hyrë këtij procesi tejet të rëndësishëm për jetën e qytetarëve. Kështu, për herë të parë në rrugët e kryeqytetit tonë kemi taksinë e parë elektrike me logon e “Shoferi Im”.
Taksia e parë elektrike në Kosovë në pronësi të “Shoferi Im” është e markës Kia.