Telegrafi

Shoferi i pakujdesshëm hyri me veturë në restorant (Video)

Ram Singh ka shpëtuar i palënduar, por me vozitjen e tij, i ka lënduar lehtë katër klient që ndodheshin në lokal.

Shoferi 42-vjeçar, ka hyrë me Volkswagen Polo nëpër vitrinën e xhamit, duke ka thyer disa tavolina dhe orendi që ndodheshin brenda, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, Singh e ka ulur shpejtësinë dhe ka ndaluar, pasi ka hyrë në restorantin ku po drekonin mbi 40 persona. /Telegrafi/