Telegrafi

Shoferi i kamionit e mbulon policin me zhavorr (Video)

Videoja shfaq momentin dramatik kur një shofer kamioni në Kinë e mbuloi një polic me zhavorr dhe më pas tentoi të ikte.

Shoferi ishte ndalur nga policia pasi që ata dyshonin se ai kishte ngarkuar në kamion më shumë zhavorr se që lejohet, transmeton lajmi.net.

Pasi polici inspektoi kamionin e mbingarkuar me zhavorr në Haikou dhe u mbulua me zhavorr nga shoferi i këtij kamioni, kolegu i tij vendosi që tërë këtë ngjarje ta incizojë me celular.