Site icon Telegrafi

Shoferi i autobusit xhirohet duke lexuar libër gjatë vozitjes

Shoferi ishte thelluar aq shumë në lexim sa që nuk e hetoi se dikush po e xhironte, madje as që e vërejti stacionin e radhës ku duhej të ndalej për t’i marrë udhëtarët.

“Kishte hyrë në botën e tij. Në autobus gjendeshin shumë udhëtarë, por kjo nuk i pengonte”, tha njëri prej udhëtarëve për gazetën britanike “The Sun”.

Pas publikimit të videos në YouTube shoferi është suspenduar. Në deklaratën e kompanisë “National Express West Midlands” thuhet se kundër shoferit janë iniciuar masat disiplinore pasi ai shumë lehtë ka mundur të shkaktojë aksident trafiku.

Exit mobile version