Telegrafi

Shoferi i ARM-së nuk i respekton rregullat e komunikacionit, rrokulliset brenda në unazë (Foto)

Një mjet i Armatës së Republikës së Maqedonisë pas përplasjes me një furgon transportues ‘Iveco’ është rrokollisur në unazën që gjendet te Kisha katolike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç mësohet, në aksident ka dy të lënduar lehtë. Sipas informacioneve paraprake, shoferi i mjetit ushtarak nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit dhe është përplasur me një furgon që qarkullonte në unazë. /Telegrafi/