Disa fëmijë dhe prindër pësuan lëndime pasi një makinë hipi në trotuarin jashtë një shkolle fillore në Londër.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, policia e Wandsworth ka konfirmuar se një automjet u përplas me një ‘numër fëmijësh dhe dy prindër’ ndërsa nxënësit po largoheshin në fund të ditës.
Një fëmijë pësoi atë që mendohet të jetë një frakturë në këmbë – por nuk besohet se u pësuan ndonjë dëmtim kërcënues për jetën.
Banorët pohojnë se shoferi kishte pësuar një sulm në zemër pak para portave të shkollës – megjithëse kjo nuk është konfirmuar ende.
Autoritetet e Londrës u thirrën në vendngjarje menjëherë pas 3.10 pasdite të martën.
Policia e Wandsworth tha në një deklaratë: “Ne kemi të bëjmë me një përplasje pranë një shkolle”.
“Një makinë hipi në trotuar dhe u përplas me një numër fëmijësh dhe dy prindër”.
“Lëndimet jo kërcënuese për jetën; një fëmijë mund të ketë një këmbë të thyer. Drejtuesi i makinës u ndal në vendin e ngjarjes. Asnjë arrestim”. /Telegrafi/