Se sa duhet pasur kujdes gjatë vozitjes në rrugët e mbuluara me borë dhe akull e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, që shfaq një polic në Visconsin të SHBA-së i cili për pak sa nuk shtypet nga një veturë brenda të cilës shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin.
Polici Jason Fabri kishte dalë nga vetura zyrtare për ta ndihmuar një shofer që kishte dalë nga rruga, kur pas tij po vinte një shpejtë të madhe që lëviz herë majtas e herë djathtas dhe për fat të mirë e sheh me kohë, dhe për pak centimetra i shpëton përplasjes, transmeton Telegrafi.
Kamera e sigurisë e vendosur brenda veturës së policit amerikan, ka filmuar momentin kur polici arrin të shmang përplasjen nga vetura që kishte humbur kontrollin.
Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, por policia e Fond du Lak e ka publikuar tani për të paralajmëruar shoferët që të jenë më të kujdesshëm kur janë prapa timonit nëpër rrugë e mbuluara me borë dhe akull. /Telegrafi/