Një video e një lope që ngriu jo shumë larg rrugës për shkak të kushteve të këqija të motit u shfaq në kanalin YouTube Viral Life.
Në Kazakistan, temperaturat javët e fundit ishin shumë të ulëta, kështu që kjo lopë kishte mbetur e ngrirë në rrugë, transmeton Telegrafi.
Temperaturat ishin deri në -25 gradë Celcius.
Cow frozen after -25 degrees Celsius in kazakhstan ❄
Via. Vidzpost8 (Twitter) pic.twitter.com/z5F1n1uWIU
— Roberto Cardella (@Robert0Guiscard) January 2, 2021
Paralajmërimet për stuhi janë lëshuar për 6 rajone të Kazakistanit, raporton Zyra Kombëtare të Motit Kazhydromet.
Rajoni Akmola do të përgatitet për mjegull dhe kushte të rënda atmosferike në vende.
Temperatura parashikohet të bjerë në -32 deri në -37 gradë Celsius, dhe -42 gradë lokalisht, gjatë natës. Probabiliteti i stuhisë është 85-90%. /Telegrafi/