Një burrë është vetëdorëzuar në polici pas fillimit të hetimeve se tri rosa janë ‘shtypur dhe kanë ngordhur’ nga një shofer furgoni i paduruar teksa kalonin një rrugë.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, 61-vjeçari, nga Stoke on Trent, u paraqit vullnetarisht për intervistë të dielën, tha Policia e Staffordshire në një deklaratë të shkurtër.
Dhe policia nisi një hetim pas raportimeve se rosat u goditën ndërsa kalonin një rrugë në zonën e Trentham të premten.
Siç thuhet më tej, trafiku ndaloi për të lejuar një “familje rosash” të kalonin rrugën – por shoferët mbetën të neveritur pasi një burrë me një furgon të bardhë dyshohet se shtypi tri nga shtatë ato.
Madje, incidenti ka ngjallur zemërim në mediat sociale pasi një dëshmitar postoi fotografi shqetësuese të rosave të shtrira në rrugë – duke bërë që shumë njerëz të kërkojnë një hetim penal.
THREAD | We are aware of a post circulating of a van driver who is believed to have killed ducklings in Trentham.
We have made contact with the author of the post and are establishing potential offences under the Wildlife and Countryside Act.
— Staffordshire Police (@StaffsPolice) May 21, 2022
Kështu, një hetim po vazhdon për të vërtetuar nëse është kryer ndonjë shkelje sipas ligjit për kafshët e egra dhe fshatrat.
Postimi u shpërnda nga një numër përdoruesish të profilit të lartë në Twitter, duke përfshirë aktivistin për të drejtat e kafshëve, Dominic Dyer, i cili e quajti personin përgjegjës një “idiot egoist dhe mizor”. /Telegrafi/