Telegrafi

Shoferi i ekskavatorit tregon aftësitë – pret kastravecin, pa e shpërthyer tullumbacen e vendosur nën të

Një drejtues i një ekskavatori ka provuar aftësitë e tij të jashtëzakonshme duke prerë një kastravec, pa e shpërthyer një tullumbace të vendosur nën të.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lv Ping, i cili punon në Fuxin, në veri të Kinës, e ka filmuar veten duke kryer manovrën e ndërlikuar.

Siç edhe mund të shihet, ai futet brenda ekskavatorit të tij, dhe duke përdorur një thikë të bashkangjitur bën prerjen delikate të kastravecit.

Duke provuar se ai nuk është vetëm trik mashtrues, ai më pas tregon se si është në gjendje të marr një llambë dhe ta vendosë atë në prizën e saj.

Ndryshe, njeriu i cili ka nëntë vjet përvojë duke përdorur ekskavatorin, ka prodhuar një numër videosh që tregojnë aftësitë e tij – duke përfshirë lëvizjen e një veze dhe ndezjen e iPhone-it të tij. /Telegrafi/