Në Jiangsu të Kinës, një fëmijë e ka hapur derën e gepekut dhe ka rënë në mes të rrugës me përplot vetura.
Duang Defu ka vazhduar të vozisë veturën, pa e ditur që nipi tij ka mbetur në asfalt, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, shoferi që ishte prapa veturës ku ndodhi ngjarja e ka vërejtur dhe ka ndaluar.
Mësohet se djaloshi nuk ka ndonjë lëndim. Ai më vonë është bashkuar me gjyshin e tij. /Telegrafi/