Në Primavera do Leste të Brazilit, një shofer i kamionit e ka shpëtuar ujkun, i cili kishte hipur në rimorkion e kamionit.
Kafsha e egër ishte në gjendje të rëndë shkaku i etjes dhe qëndronte shtrirë në hije, derisa shoferi e zbriti atë në tokë, transmeton Telegrafi.
Filmimi i postuar më poshtë e tregon momentin kur burri i zbrazë ujkut ujë në gojë, derisa ia mbanë qafën që të sigurohet se mos e sulmon.
Pasi të ketë pirë një sasi të konsiderueshme të ujit, ujku lëshohet dhe ik sërish në mal. /Telegrafi/
https://youtu.be/xTubZJV92us