Në Preston të Anglisë, një shofer përpiqej që të gjejë një pozitë sa më të mirë të super-veturës së tij për t’i bërë fotografi.
Por, ky Gallardo që shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h e arrin për 3.4 sekonda, i doli nga kontrolli dhe hyri në dyqan, transmeton Telegrafi.
Ai po përpiqej që të gjente një kënd sa më të përshtatshëm, për ta vendosur veturën ngjyrë portokalli që kushton afro 200 mijë euro, por gjërat nuk shkuan sipas planit.
Pos xhamit që theu, Lamborghini është ndeshur edhe për një orendi që ndodhej brenda lokalit duke marrë dëme të konsiderueshme. /Telegrafi/