Site icon Telegrafi

Shoferi drejton Paganin në rrugët e përmbytura të Dubait

Reshjet e shiut në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë penguar shoferin e një Utopia Pagani të dilte për shëtitje në rrugët e përmbytura të Dubait.

Një automjet me vlerë mbi 2 milionë dollarë zakonisht pjesën më të madhe të jetës së tij e kalon i mbyllur në një garazh.

Megjithatë, ky nuk është rasti, pasi pronari i guximshëm i tij nuk pati frikë ta voziste nëpër ujë, përcjell Telegrafi.

Shumë gjëra mund të kishin shkuar keq dhe të rezultonin me riparime të shtrenjta.

Kjo pasi edhe rregullimi më i vogël i një veture të porositur si Pagani kushton shumë.

Ndryshe, Pagani po prodhon vetëm 99 vetura me motor 6.0 litërsh V12 me turbo të dyfishtë që prodhojnë 852 kuaj fuqi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version